Deklarata per media e Partise Agrare Ambientaliste

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratë për media
Partia Agrare Ambientaliste kërkon zgjidhje të menjëhershme të krizës së diplomave!
Kriza e diplomave duhet të zgjidhet menjëherë. Forumi rinor i Partisë Agrare Ambientaliste, proteston për bllokimin për 5 vite të diplomave të studentëve të fakultetit të Ekonomisë të UT.
Ky bllokim dëmton rëndë studentët dhe familjet e tyre sepse:
(i) ju pengon hyrjen në tregun e punës;
(ii) i detyrojnë të punojnë në punë me pagë më të ulët së arsimimi i tyre;
(iii) ju pengon mundësinë për arsimim të mëtejshëm dhe karrierë profesionale;
(iv) studentëve të ekselencës ju dëmton mundësitë për karrierë akademike brenda dhe
jashtë Shqipërisë si dhe
(v) ju rrit kostot që familjet kanë paguar për arsimimin e tyre. Forumi rinor i PAA proteston për dështimin e Ministrisë së Arsimit e cila është garancia kushtetuese e respektimt të kuadrit ligjor në çdo hallkë të arsimimit të shqiptarëve. Auditi i Ministrisë së Arsimit brenda 5 ditëve duhet të qartësojë përgjegjësitë konkrete të kësaj krize 5 vjeçare për studentët. Brenda 7 ditëve MA duhet të nxjerrë urdhërin për çbllokimin e situatës dhe brenda 15 ditëve nëse personi pergjegjës nuk respekton urdhërin e Ministrit duhet të çohet për ndjekje penale për shpërdorim detyre. Forumi rinor i PAA ju bën thirrje studentëve të bashkohen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

Zjarr Tv Ad