40 shqiptarë me bileta avioni të paguara të Air Albania mbeten pa u nisur

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali i biletave të shitura jashtë planifikimit ka përfshirë dhe kompaninë shqiptare Air Albania.Një ditë më parë 40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bolonjë-Shqipëri kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte nisur më shumë bileta se sa ishte kapaciteti i saj.Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroporti e Bolonjës, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale të cilët ankohen se në situatën ku u ndodhën nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë e as nga autoritetet shqiptare.Fluturimi Tiranë-Bolonjë është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti shqiptar i kompanisë Air Albania.

Zjarr Tv Ad