Deklaratat e Berishës, reagon Artur Metani: Ta harrojë ai që kërkon të bëjë presion në punën e ILD, le të shkojë në Prokurori

0
382
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kërkoi dorëheqjen e tij pasi e akuzoi për aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë të dhënë sot paradite për gazetaren Anila Hoxha, Metani është shprehur se nuk ka dëshirë që të merret me komente politike duke theksuar se të gjithë ata persona të cilët kanë ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë apo dhe ndaj tij, të shkojnë në prokurori.

“Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.

Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë”, ka thënë Metani.

Ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanit.

Ai e akuzoi Metanin për përshirje në aferën e inceneratorëve, duke ngritu pretendimet se kreu i ILD është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të dosjes së inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad