Deklaratat e Ramës dhe Yuri Kim/ Manjani: Po zihen kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e djeshme për deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe të kryeministrit Edi Rama.

Manjani tha në emisionin e Adi Krastës se Kim dhe Rama po krijojnë një konfuzion logjik që nuk duhet, pasi pretendon se po zihen me njëri-tjetrin kush ta kontrollojë më shumë drejtësinë.

“Kë të besojmë, shefat apo zonjën? Ku janë rezultatet reale? Konfuzion logjik që nuk mban. Luks i madh të kesh në propagandë ambasadoren e SHBA-së. Kush është qëllimi i Reformës në Drejtësi?

Qëllimi themelor i një shteti normal dhe demokratik është që demokracia s’ka lidhje fare me pisllëqet e këtyre. I shkruar në zyrat e propagandës së qeverisë dhe që emetohen nga një ambasadë e një shteti të huaj.

Drejtësia, standardi është ky, drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me këto gjëra, as me ambasadën amerikane. Pavarësi nga kush? Nga ligji dhe varësi nga ambasada apo kryeministri? Të zihet kryeministri me ambasadën kush ta kontrollojë më shumë?”, deklaroi ish-ministri.

Zjarr Tv Ad