Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama të bëra para mediave mesditën e sotme, se nuk do të preket cmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.
Ilir Meta: Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e cmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë.
Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose që u është fautuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.
Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE.
Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur.
Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë.
Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme.
Mos rritja e kapaciteteve nga HEC-, janë me dhjetra projekte që nuk lejohen të investohen nga sektori privat, për arsye korruptive.
Mos gazifikimi i vendit pas ndërtimit të TAP.