“Dekoratat”/ Për herë të parë, Begaj kundërshton Ramën me dekret Presidenti

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ligjin për dekoratat, iniciuar dhe mbështetur nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ligji i ri parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë, ndërsa dekoratat e dhëna nga presidenti do të miratohen paraprakisht nga një këshill, në të cilin zyra e presidentit do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikisht vartës të kryeministrit.

Begaj shprehet se nuk është dakort. Në arsyetimin e tij, Presidneti “konstaton mungesën e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit”.

Më tej në arsyetim, kreu i shtetit shprehet në thelb se sipas legjislacionit në fuqi, është ai autoriteti që jep dekoratat dhe ligji s’ka vend për rregullime në këtë aspekt. “Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato. Një kompetencë të tillë, të përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave”, arsyeton kreu i shtetit.

Kjo është hera e parë që Begaj kthen për rishqyrtim një ligj në Kuvend, ndërsa më herët ka vepruar kryesisht si noter i qeverisë.

Zjarr Tv Ad