Del sondazhi i parë për Tiranën, Veliaj apo Këlliçi ja kush fiton?

0
2280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh socio-ekonomik që dizenjova dhe drejtova (para së djelës së primareve të PD-së) në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjen “Kujt do t’ia jepje votën, N.Q.S. sot do të zhvilloheshin zgjedhjet për kryebashkiak mes Belind Kelliçit dhe Erion Veliajt?”

Nga sondazhi rezultoi se, në qoftë se gara do të ishte zhvilluar para së djelës, Veliaj do të votohej nga 55.1% të atyre që ishin gati të votonin qysh atë atëherë, ndërsa Këlliçi nga 44.9%. Rreth 40 ndër 100 zgjedhës tiranas nuk do të votonin fare (shihni grafikun shoqërues).

Edhe ditën që Këlliçi shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës (para 1 muaji), zhvillova një sondazh elektronik me SMS krejt të rastësishme në territorin e Tiranës (https://www.balkanweb.com/sondazhi-kellici-kandidati-me-konkurues-perballe-veliajt/ ), nga i cili më rezultoi se gara Veliaj-Këlliçi (nqs zhvillohej atë ditë) do të dilte 54%-46% (rreth 42 ndër 100 zgjedhës tiranas nuk do të votonin fare).

Pas pas shpalljes së paqes mes Këlliçit dhe Alimehmetit (në përfundim të garës së nxehtë të primareve të Tiranës), mbetet të shihet sesi do të ndryshojnë raportet në garën kryesore Veliaj-Këlliçi. Dhe më vonë mbetet të shihet sesi do ta ndryshojë ekuacionin futja e një kandidati të tretë në garë – ai i fraksionit Alibeaj…

Zjarr Tv Ad