Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke reaguar ndaj spekulimeve lidhur me jetën e saj.
Nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja i kërkon fansave që të mos besojnë shkrimet e revistave pasi bëhen vetëm për t’i shitur.
“I dua fansat e mi, por unë i injoroj tabloidët”, shkroi fillimisht Lovato duke shtuar se “Mos besoni çdo gjë që lexoni. Ata do të shkruajnë gjithçka vetëm për të shitur historinë. Të sëmurë. Nëse mendoj se duhet të them diçka, do ta them atë. Ndaloni së shkruari për rimëkëmbjen time. Unë jam e matur, mirënjohëse që jam gjallë duke u kujdesur për veten time. Kam ndjenjën se duhet të qartësoj disa thashetheme, por asgjë nuk i kam borxh askujt, kështu që nuk do ta bëj. Fansat e mi duhet ta dinë se jam duke punuar për veten time”, shkroi yll pop muzikës.
Në korrik të këtij viti, 26-vjeçarja përfundoi në spital për shkak të helmimit me alkool dhe mbidozimit me drogë, për çka më pas shkoi në rehabilitim.
Sipas mjekëve ajo kishte përdorur substanca të dëmshme që i kishin sjellë problem me shëndetin.