“Demokraci? Hahahahahahaha!” Ironia e Artan Fugës për 8 dhjetorin: Asgjë nuk është realizuar pas 30 vitesh, të shohim pas 300 vitesh

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Atë dhjetor gri, kishte parrulla ndriçuese si dielli! Asnjë nga ato pas 30 vjetësh nuk është realizuar! Të shohim pas 300 vjetësh!

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe të futemi në BE?

E dini rezultatin! Presim Afganë! Kaq mundemi, mirë edhe kaq!

Bashkim Kombëtar me Kosovën! Cfarë shakaje, kemi thjesht Ballkanin e hapur si buzëqeshje ndaj Serbisë, me Kosovën kundër! Trau na ndan!

Shqiptarë të pasur, pronë, të drejta politike! Varfëria në kulm dhe prona mbetet ndonjë ngastër mbi ujë, dhe ndonjë copë dyqani ku shiten mallra të vjetra. Hë edhe Gabi! Demokraci? Hahahahaha! Asnjë parti që humbet nuk njeh zgjedhjet, qeveris gjithmonë pakica, Kuvendi një teatër kukllash, o Zot!

Shtet ligjor? Pas tridhjet vjetësh tërmet në Pallatin e Drejtësisë dhe ende nuk duket gjë! Kulturë Perëndimore? Nuk gjen një trupë të huaj të vijë të performojë, lëre universitete, shkolla, shkencëtarë! Izolim total!

E vetmja gjë që gëzon, nuk ka më internime!

Diku është gabuar. Nuk e them dot këtu, por në libra po!

Nga Artan Fuga

Zjarr Tv Ad