“Demokracia në Shqipëri duhet të kthehet në shina”, Indrit Hoxha: Qytetarët nga diaspora të votojnë aty ku janë regjistruar!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Diasporën dhe organizimin me jashtë në PD, Indrit Hoxha në një intervistë në News24 tha se Partia Demokratike ka një qasje ndryshe në raport me diasporën.

Gjatë bisedës në studio theksoi se janë zhvilluar rreth 15 takime në diasporë dhe se vota e diaspore është prioritet për zgjedhjet e 2025.

Qytetarët nga diaspora të votojnë aty ku janë regjistruar. Do të hapim një debat publik për votën e Diasporës”, tha ai.

Më tej shtoi se  primaret janë shumë të rëndësishme, pasi mund të kandidojnë edhe njerëz nga jashtë.

“Demokracia në Shqipëri duhet të kthehet në shina dhe arroganca e qeverisë bie mbi kurriz të qytetarëve shqiptarë. Këtu nuk pyet njeri për ligjit, kullat mbijnë si kërpudha”, tha ai.

Zjarr Tv Ad