Demokratët takojnë parlamentarët çek: Djegia e mandateve e vetmja rrugë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët e lartë të PD janë takuar këtë të premte me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke, kryesuar nga kryetari i Komisionit për punët e Jashtme Ondřej Benešík. Pjesë e këtij takimi kanë qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i shoqëruar nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe n/kryetari i FRPD Lisandër Hoxha, të cilët kanë informuar delegacionin çek mbi situatën politike në Shqipëri dhe sqaruan parlamentarët e vendit anëtar të BE.

“Djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës, përballë qeverisë së ardhur në pushtet me votat e blear nga krimi i organizuar dhe mundësia e vetme për të mbrojtur demokracinë e vlerave europiane”.

Gjithashtu delegacioni çek u informua edhe për të gjitha skandalet e qeverisë Rama, sidomos për rastet e identifikuara dhe të provuara nga hetime zyrtare per blerjen masive të votës nga element të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste në pushtet. Ndërkohë që zyrtarët e Partisë Demokratike rikonfirmuan bindjen se rruga e vetme e Shqipërisë është përshpejtimi i rrugëtimit europian të vendit, dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kriter për hapjen e negociatave, janë qëllimi kryesor që ka detyruar opozitën të ndërmarrë aktin e djegies së madateve. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE.

 

Zjarr Tv Ad