Demokristianët të parët në zgjedhjet e dy landeve lindore gjermane, ja % sipas partive

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alternativa për Gjermaninë (AFD) parti e ekstremit të djathtë, shënoi rritje në dy shtete lindore, por të pamjaftueshme për të rrëzuar koalicionet qeverisëse atje.

Demokristianët e kancelares gjermane, Angela Merkel, humbën vota në Saksoni, por megjithatë, dolën të parët me 32%, përpara AFD-së me 27.5%.

Në Brandenburg, Partia Social-Demokrate e qendrës së majtë fitoi 26.2%, ndërsa AFD-ja 23.5%.

Rritjen më të madhe, AFD e shënoi në Saksoni, ku fitoi 17.8% vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014.

Social-Demokratët, që në nivel kombëtar qeverisin me Demokristianët, ranë në mënyrë dramatike, për 7.7%, në Saksoni.

Mbështetja për AFD-në është rritur prejse kjo parti ka nisur fushatën kundër vendimit të Merkelit për të pranuar afro një milion migrantë në Gjermani, në vitin 2015, raporton Rel.

Koalicioni kombëtar midis Demokristianëve dhe Social-Demokratëve pritet të zgjasë deri në zgjedhjet federale më 2021.

Merkel planifikon të japë dorëheqje atë vit, ndërsa nga pozita e udhëheqëses së Demokristianëve është larguar qysh në fund të vitit të kaluar.

Zjarr Tv Ad