Përse Donald Trump e kërkon me ngulm Groenlandën?

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Groenlanda e largët nuk i kishte pushtuar prej shumë kohësh titujt e parë të gazetave botërore.

Ishulli më i madh në tokë, i mbuluar nga akulli në 80% të sipërfaqes së tij, ështe territor i pavarur i Danimarkës së ndodhur 3000 km larg, ndonëse vetë gjendet fare pranë Amerikës së Veriut, ndërsa skaji veri-perëndimor sheh brigjet e Kanadasë.

Ishte falë vikingëve që pavarësisht pozicionit gjeografik, Groenlanda i përket një vend aq larg saj, por kjo tashmë i përket së shkuarës.

Sot ishulli është një rajon autonom mes oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, dhe ndonëse fizikisht mund të jetë pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut, në aspektin politik e kulturor, mbetet prej më shumë se një mijëvjeçari i lidhur me Europën, me ato që ishin fuqitë kolonialiste të tij Norvegjinë e Danimarkën, e me Islandën gjithashtu.

Ishulli është i pasur me resurse natyrore siç janë mineralet, uji i pastër, akulli, peshku dhe burime për energji të ripërtërishme dhe së fundmi është bërë destinacion i preferuar për turistë që kërkojnë aventura

Donald Trump nuk është presidenti që tenton që ta blejë Grenlandën. Ish-presidenti amerikan Harry Truman i cili i kishte ofruar Danimarkës në vitin 1946, ari në vlerë prej 100 milionë dollarë që i bie afro 1,3 miliardë dollarë krahasuar me vlerën e sotme. Megjithatë, oferta e tij në fund ishte refuzuar, edhe pse SHBA-të kishin arritur marrëveshje për ndërtimin e një baze ushtarake në Grenlandë.

Sot Groenlanda është në qendër të vëmendjes për shkak të krizës së ndryshimeve globale klimatike dhe shtrihet në një pozicion të rëndësishëm gjeopolitik mes Atlantikut dhe Arktikut, dhe ka sasi të madhe të resurseve natyrore. Vështirë është të thuhet se sa kushton Groenlanda pasi vlerësime zyrtare për një gjë të tillë nuk ekzistojnë, por bazuar në atë sesa SHBA-të kanë paguar territoret tjera që i ka blerë mund të përcaktohet një shumë paksa e afërt.

Në fillim të shekullit të 19-të, SHBA-të kishin blerë Louisianan nga Franca që ka një territor të përafërt me të Groenlandës, dhe për të kishte paguar 340 milionë dollarë të sotëm. Por është e rëndësishme të ceket që Franca asokohe bëhej gati për luftë me Britaninë e Madher dhe patjetër kishte nevojë për para, kështu që kjo shitje konsiderohet si një nga më të përfolurat në histori.

Megjithatë është vështirë të mendohet që Danimarka ta ketë konsideruar shitjen e këtij ishulli për një çmim të tillë, shkruan Business Insider. Kah mesi i shekullit të 19-të, Rusia i kishte shitur SHBA-ve, Alaskën, paksa më e vogël sesa Groenlanda dhe Louisiana, dhe atë për 125 milionë dollarë të sotëm, që gjithashtu konsiderohet një shumë e vogël për tregun e sotëm.

GDP-ja e Grenlandës është rreth 2,7 miliardë dollarë, kështu që oferta e Trumanit nga viti 1946 sigurisht se do të konsiderohej si shumë e vogël. E Washington Post ka vlerësuar se ishulli do të mund të kushtonte afro 1,7 trilion dollarë.

Në anën tjetër Trump pritet që gjatë shtatorit të vizitojë Danimarkën për herë të parë, që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por edhe pse vizita e tij nuk ka lidhje me propozimin për Groenlandën, ekziston mundësia që edhe kjo temë të diskutohet në tavolinë.

 

Zjarr Tv Ad