Këngëtarja humb jetën në skenë, u godit nga fishekzjarret

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një këngëtare spanjolle, 30 vjeçare, humbi jetën sot në rrethana tragjike në skenë, gjatë momentit që po performonte.

Këngëtarja. Joana Sainz, pjesë e orkestrës Super Hollyëood, humbi jetën pasi u godit nga fishekzjarret.

Ajo ishte pjesë e orkestrës që ka 15 anëtarë, ku përfshihen këngëtarë, valltarë dhe bateristë.

Sainz po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila, kur u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e shumtë që ishin pranë skenës.

Edhe pse u dërgua në spital, Sainz humbi jetën gjatë rrugës.

Ngjarja shokoi të gjithë të pranishmit.

Menjëherë organizatorët pezulluan koncertin, ndërkohë që në sheshin ishin të pranishëm 1 mijë spektatorë.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-7416639/Spanish-pop-singer-30-killed-firework-special-effects-wrong-live-show.html#v-2344571271555530967

Zjarr Tv Ad