Dëmtimi i rëndë, Pogba rrezikon të kthehet vitin tjetër

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata me dëmtimin e Poul Pogba po bëhet gjithnjë e më serioze. Lojtari rrezikon të humbasë Botërorin, Juve rrezikon ta humbasë atë për të gjithë vitin 2022.

Sot është një ditë decizive për Paul Pogba: vendimi që do të merret për gjurin e tij të djathtë do të ketë një ndikim të madh në karrierën e tij dhe në sezonin e parë të rikthimit te Juventusit. Ajo që në fakt në pamje të parë dukej një demtim i lehtë doli të ishte një problem serioz, një dëmtim i meniskut anësor që ndikon në stabilitetin dhe funksionalitetin e gjurit. Situata bëhet edhe më e rëndë kur mendon që problemi u zbulua gati katër muaj para Botërorit.

Lojtari dhe klubi pritet të marrin sot vendimin për një ndërhyrje të mundshme. Ajo që palët shpresojnë është rikuperimi sa më i shpejtë i francezit, megjithatë lojtari rrezikon të kthehet vitin e ardhshëm duke humbur edhe botërorin e Katarit.

Zjarr Tv Ad