Pedagog i Mjekësisë Erges Eskiu ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me protestën që po vijon në ditën e saj të dytë për rritjen e pagave, ku sipas tij pedagogët po intimidohen nga rektori Arben Gjata. Eskiu tha se Gjata po intimidon pedagogët duke i kërcënuar se do i shkarkojë nga puna gjë e cila ka futur frikën në radhët e pedagogëve.
“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable
. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja.”, tha ai.