Gazetari Flamur Vezaj, shkruan për videot e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të cilat u bënë virale në rrjetet sociale pasi ajo pozonte në zyrë dhe korridoret e institucionit të drejtësisë.
Vezaj shkruan se anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një institucion që verifikon vendimet dhe shelljen e gjyqtarëve, janë ndjekës të rregullt në Tik-Tok të Enkeleda Kapedanit, madje i bënin dhe “like”. Si mund të hetojnë këta anëtarë Kapedanin, thotë gazetari.
Shënimi i gazetarit Flamur Vezaj:
Gjyqtarja Kapedani, 22 vjece ne Shkollen e magjistratures, 25 vjece gjyqtare dhe 30 vjece kryetare Gjykates ne Elbasan! Cfare prisnit tjeter nga adoleshent me veladon gjyqtari qe Shkolla Magjistratures prodhon cdo dite, biles ka edhe nje lende aty “Etika” qe Kapedani ka marr 10 kuptohet.
Karriera e suksesshme me ndihmen e atyre nga Shijaku dhe Tik-Tokut kuptohet se disa nga anetaret e KLGj-se pervec se jane ndjekes te rregullte te Kapedanit kane bere edhe like, pastaj ckeni qe jeni nxehur kaq shume se Kodi Etikes vetem para nje muaj u miratua nga KLGJ-ja e cila ka plot kusure sidomos per disa gjyqtare te Gjykates se Larte qe do degjohemi shpejt.
#Paska reaguar edhe Ministrja e Drejtesise, po kjo pse nuk foli apo te jap shpjegime, “Pse shefja e saj e kabinetit dha doreheqje pa rene ne sy ne media sapo plasi skandali i Ndraghetes ne Shqiperi!? Cfare perfaqeson bashkjetuesi i saj italian?? Apo per keto sduhet te flasim se Ndragheta eshte “lule mos e prek” ne Shqiperi.