Denoncimi rrënqethës “Drogohet dhe përdhunohet vajza 14 vjeçare”

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një nëne, e cila ankohet se trafikantët i kanë droguar dhe më pas përdhunuar vajzën e saj të mitur.

Sipas mesazhit të nënës së 14-vjeçares, rasti është denoncuar në komisariatin nr.1 të Policisë së Shtetit, por kjo ankesë shton ajo, ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk është marrë fare në konsideratë prej tyre.

“Rrëfim tronditës i një nëne në Vjolistan!- I drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14 vjeçare trafikantët! Narkopolicia qëndron në anën e tyre.

Lexoni denoncimin rrënqethës të saj! sb

Përshëndetje z.Sali Berisha jemi prindërit e një vajze 14 vjecare e cila ka më shum se 1 vit që e kanë mashtrru disa persona dhe duke e kercenuar ku si pasoje e kercenimeve vajz me largohej me muaj te ter nga shpija pa e ditur ku rrinte duke e droguar dhe perdhuñar nje kohesisht nga shum persona .kemi ber kallzime ne polici ne komisarjatin 1 shum her por kallzimet tona binin ne vesh te shurdh. se komisarjati 1 i shkrunte letrat ne menyr qe prokurorija ta mbyllte si ceshtje duke i len te lir perdhunusit te lir te vepruar serisht mbi vajzen time pa patur shqetesim as nga policja as nga prokurorija.

kur benim kallzimin ne kom 1 tirane…u lajmeronin trafikantet nga punojsit oficer policie e kom 1 dhe vajza vinte ne shtepi e egersuar dhe hikte pasi na bente presjon qe me terheq denansimin…policia nk vepronte per ndalimin e perdhunuesve dhe trafikanteve. se i mbulonte oficeri i policise gjyqsore .f. s ky oficeri mbrohet nga eproret e kom 1 dhe nga prekuroria… jemi ankuar dhe per kete oficer policie por eshte e kote se eshte i mbrojtur me fanatizem nga eproret e tij… ju faleminderit qe po ju shkruajm….kerkojme nje zgjidhje nga ju .se kom 1 e tiranes nuk i nxjerin para ligjit personat trafikante dhe perdhunues se jane te lidhur me prekurorine qe i mbyll ceshtjet….dhe nje here ju flm. prindit 14 vjecares ..B.C. … .me respekt ……GJ..C…..dhe mamaja A.C..”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Zjarr Tv Ad