Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncon përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale dështimin e Erion Veliajt në drejtimin e Tiranës.
Blushi ka publikuar pamje nga lagjet e Tiranës të cilat janë lënë në harresë dhe gjendja e tyre është katrahurë, të shkatërruara dhe të zhytura në ujë..
Blushi shprehet më tej se rikthimi i Bashkisë Tiranë në duart e qytetarëve është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund keqqeverisjes lokale, vjedhjes dhe shpërdorimit të taksave të qytetarëve.
“Rrugët e lëna rrugëve nga Erion Veliaj, të zhytyra mes baltës, gropave me ujë, pa kanalizime dhe pa ndriçim, që janë kthyer në makthin dhe stresin e përditshëm të qytetarëve të Tiranës, janë bilanci i drejtimit 100% të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak nga Rilindja.
Dy mandate në krye të Bashkisë së Tiranës dhe akoma rrugët në lagjet e kryeqytetit notojnë në ujë dhe mes katrahurës!
Rikthimi i Bashkisë së Tiranës në duart e qytetarëve është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund keqqeverisjes lokale, vjedhjes dhe shpërdorimit të taksave të qytetarëve!”-shkruan Blushi.