Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Ramës

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Ramës:

Lexo dokumentet, janë publike!
E mërkurë, 25 Janar 2023 09:17

Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Ramës: Lexo dokumentet, janë publike!

Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles MicGonigal i cili ka marrë ryshfet nga kreu i qeverisë shqiptare për të lobuar kundër rivalëve të tij politikë.

225 mijë dollarë është paguar ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York nga njerëzit pranë Edi Ramës, personi A dhe personi B, që më pas u identifikuan si Dorian Duçka dhe Agron Neza. Para të cilat zyrtari i FBI-së nuk i ka deklaruar sipas ligjeve amerikane. Dhe në këtë moment çështja ka marrë përmasat e një skandali që del përtej kufijve të SHBA-së dhe vjen drejt Tiranës, aty ku është gatuar ryshfeti.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të Vizion +, Departamenti i Drejtësisë në SHBA shprehet se çështja është aktive në gjyqësor dhe hetimet po vijojnë.

Dokumentet janë publike, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Drejtësisë, duke i dhënë kështu një përgjigje të prerë Edi Ramës i cili këtë pasdite tentoi ta relativizojë skandalin e përmasave ndërkombëtare tashmë.

Rama tha se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë pasi në të kundërt një gjë të tillë do ta nxirrnin hetimet. Por në të vërtetë reagimi i Ramës ishte si i një personi në faj, i penduar dhe që kërkon avokat.

“Në praktikën e tij, Departamenti i Drejtësisë nuk komenton në lidhje me një çështje aktive gjyqësore apo për komunikimet me qeveri të tjera për rastet hetimore. Kësisoj, edhe për pyetjet në fjalë nuk mund të ketë një përgjigje tjetër përveç dokumentave që tashmë janë publike”.

Zjarr Tv Ad