Deputet parazit/ Ish drejtoresha e Tatimeve i kthehet Ralf Gjonit

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj ka kritikuar ashpër deputetin e ri që përfaqëson LSI, Ralf Gjoni pas deklaratës së këtij të fundit i cili tha se nuk u fut në Parlament për atë “rrogë të qelbur”.

Shehaj thotë ne postimin e saj se nëse ai do e kishte bërë këtë deklaratë në ndonjë vend tjetër, do e kishin nxjerrë “me shpulla jashtë Parlamentit”.

Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.”

 

 

Zjarr Tv Ad