Deputetët e PD nuk u ftuan në ceremoni, flet Bujar Leskaj: Besoj që ishte një defekt teknik i mazhorancës, ne jemi të gjithë bashkë!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Defekt teknik” e ka quajtur deputeti i PD-së Bujar Leskaj mungesën e ftesës nga mazhoranca për ceremoninë e 109 vjetorit të Pavarësisë që u organizua në sheshin e flamurit në Vlorë.

Gjatë një prononcimi për mediat, Leskaj tha se politika nuk duhet të jetë e ndarë por të jete e bashkuar në këtë festë të rëndësishme.

“28 nëntori është dita e kombit, është dita e të gjithëve, është themeli i shtetit shqiptar ku të gjithë ne pa dallim bindje apo ndasi politike apo fetare përulemi me respekt para monumentit të atit të kombit, Ismail Qemalit dhe gjithë shtetarëve që themeluan dhe konsoliduan ndër vite shtetin shqiptar. Kjo datë natyrisht festohet kudo ku ka shqiptarë, në Mitrovic, në Prizren, në Shkodër, në Korcë, në Sarandë, në Tiranë dhe kudo.

Por lezetin kjo festë e ka në Vlorë, të përulemi përpara varrit, tek monumenti i Pavarësisë tek ky qytet që i dha shtetit shqiptar themeluesin e tij. Kur do të bashkohet politika që më 28 nëntor të jeni bashkë? Në 28 nëntor ne të gjithë jemi bashkë pasi është respekti homazhi ynë për atin e kombit, Ismail Qemalin.

Sot duhet të ishte defekt teknik që përfaqësues të qeverisë nuk kanë lajmëruar deputetët e opozitës apo drejtues të PD megjithatë le ta konsiderojmë si defekt teknik pasi në më 28 nëntor jemi gjithë bashkë pasi jemi të gjithë shqiptarë”, tha Leskaj.

Zjarr Tv Ad