Marrëveshja mes dy qeverive ngel veç në letër, radhë të gjata në kufirin Shqipëri – Kosovë. Qeverit bëjnë vetëm propagandë, trau duhet të ishte i ngritur!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot kanë hyrë në fuqi lehtësimi i masave në pikën kufitare Morinë dhe Vërmicë në kuadrin e festave të Nëntorit.

Pala shqiptare po zbaton me rigorozitet marrëveshjen, pritjet janë reduktuar me vetëm 1 minutë. Ndërsa pala kosovare vijon të punojë me procedura të ngadalta duke krijuar edhe radhë në kufi, qytetarët shprehën të indinjuar.

“Kemi ngelur në radhë për të ikur në Kosovë, marrëveshja ishte që për festat e nëntorit por asgjë skano bërë, sa herë ata bëjnë marrëveshje ata është më keq radha këtu, këtë e dimë të sigurt. Është ço gjë për letra, vetëm propagandë, ja sic e shikoni radhën. Po shkojmë që ta festojmë 28 vjetorin në Shqipri”, u shpreh qytetari.

“Po shkojmë në Shqipri, prisnim që trau të ishte i hapur por realiteti është i kundërt. Dy qeveritë ranë dakord por marrëveshje, trau të ishte i ngritur edhe sot që është dita e festës, faktikisht realiteti është i kundërt. Cdo marrëveshje ka ngelur në kuadrin e letrave, duhet të realizohet edhe në praktikë. Sot po shkojmë për të festuar në Prizren”, thotë një qytetar tjetër.

Zjarr Tv Ad