Deputetët e rinj, Basha: Tradhtarë që kurrë s’do i falë historia

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar betimin e 4 deputetëve të opozitës që u betuan sot në Kuvend si deputetët më të rinj dhe nuk pranuan djegien e mandateve.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Parlamenti, Basha tha se ata janë tradhtarë që kurrë s’do i falë historia.

“Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ata ta të mjerë që futen aty, ata janë turpi i familjes së tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre se fytyrë nuk kanë para shqiptarëve. Zëri juaj është dëgjuar dhe unë kam nderin që me emrin e popullit sovran të falënderoj nga zemra ata kandidatë që djegien sot mandatin e tyre. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Nuk ka Evropë me Shqipërinë si Kolumbia”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad