Deputetët mbështesin planin për largimin e Britanisë nga BE më 31 janar

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët kanë mbështetur planin e kryeministrit Boris Johnson për largimin e Mbretërinë e Bashkuar nga BE në 31 janar. Ata votuan pro Marrëveshjes së Tërheqjes që pritet të shqyrtohet më tej në Parlament.

Projekt-ligji pritej të kalonte me lehtësi pasi Konservatorët fituan një shumicë prej 80 vendesh në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Deputetët gjithashtu ranë dakord për të diskutuar mbi projektligjin pas kthimit nga festat në datat 7, 8 dhe 9 janar. Qeveria thotë se do ta miratojë projektligjin në kohë për afatin e 31 janarit të Brexit.

Zjarr Tv Ad