Deputeti Agalliu denoncon nga foltorja e Kuvendit: Si po grabiten tokat në Jalë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka denoncuar tjetërsimin e dokumenteve apo certifikatave me qëllim vjedhjen e pronave në ish-bashkinë e Himarës në Jalë.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar disa dokumente, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur as emra të përfshirë.

“Dua të bëj një denoncim për atë që quhet vjedhja e pronave. Në vendin tonë dëgjohet shpesh emri i investitorit strategjik por nga ana tjetër me shumë hidhërim shohim se grabiten prona të banorëve shekullore grabiten prona të qytetarëve të ndershëm duke manipuluar apo duke tjetërsuar letrat hipotekat certifikatat e pronësisë.

Këtu kam letrat për një tokë në ish-bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e Lilo Mëhillit kanë marrë sipas këtij akti të marrjes në pronësi 9100 metra katrorë tokë por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë.

Në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit”, tha Agalliu.

Zjarr Tv Ad