Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD.
Po ashtu u shpreh se situate në të cilën ndodhet opozita në këto momente nuk bën gjë tjetër vecse i jep fitoren Ramës sërish në 2025.
“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit.
Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar.
Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.
Sula sqaroi se djegia e mandateve në zgjedhjet e 2019 bëri që PS të ndërrojë kodin zgjedhor dhe opozita mbeti pa bashki. Sipas tij, PD nuk do të ishte në këtë gjendje nëse s’do braktiste zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë.
Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.