Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi, ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave dhe të kolegëve të tij, me deklaratat dhe batutat e tij si; “ në spital të del miu, s’di nga të vesh”.
Ai u rikthye sërish në foltore ditën e djeshme, duke shtuar se tani qyteti nuk ka më mace, pas i kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë. Ai madje ka shkaktuar të qeshura te deputetët e opozitës, të cilët janë shkrirë gazi. Për këtë moment, ka reaguar edhe gazetari Enkel Demi në fillim të emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke e mbështetur publikisht Korreshin.
Sipas Demit, ai nga Lushnja vjen, nuk ka pse flet me dialektin shkodran dhe për sa kohë thotë të vërtetën, është mënyra e tij si e transmeton.
Komenti i Demit:
“Sajmir Korreshi është kthyer dhe ju ka bërë një sfidë të jashtëzakonshme ligjvënësve. Fjalimi i tij është padyshim më i ndjekuri i ditës së djeshme. Tha një gjë shumë të thjesht, provoni jetoni një herë me atë rrogën e deputetit do ja dilni.
E rëndësishme është që ai thotë një gjë të vërtetë, në qoftë se e përgenjeshtrojnë, në rregull. Kjo është mënyra se si ai komunikon. Ai nga Lushnja vjen, nuk pse të flasë si shkodran. Po ja the shqiptarëve të vërtetën ose të sulmojnë, ose të qeshin, Sajmirin e fusim te kategoria e dytë. Uroj që të vazhdojë ta thotë njësoj”, u shpreh gazetari.