Deputeti i njohur përplaset ashpër me policinë: Largohu dhe mos më prek

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestës së studentëve të nisur më herët në Korçë i janë bashkuar edhe qytetarë si dhe deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho dhe deputetja e PD, Sorina Koti.

Edmond Spaho, i cili më herët ka qenë drejtues politik i këtij qarku, sikurse shihet në videon e mëposhtme është përplasur me policinë.

Efektivët i janë afruar disa herë Spahos, dhe kanë tentuar ta shtyjnë atë, ndërsa deputeti i ka kërkuar disa herë që të largohej dhe mos ta prekte me dorë.

Debati:

Spaho: Mos më prek me dorë.
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj!

Protesta e qytetarëve të Korçës nisi paraditen e sotme, ndërsa ka pasur edhe bllokim të rrugëve.

Zjarr Tv Ad