Analiza eBrahaj: Pse rritja e çmimeve dhe e enrgjisë bëhet me urdhrin e Ballukut

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Aranita Brahaj

MeProtesten kundër Qeverisë që thellon krizën dhe nuk di të bëjë #Ekonomi
Shqipëria, Energjia Elektrike për prodhuesit rritet me urdhër të Ballukut me 250% nga Janari, pas kesaj Çmimet e Ushqimeve / Produkteve priten te rriten zinxhir
Që prej 2020-ës, çmimi i energjisë për Bizneset e rendiste vendin tonë në top liste si më të Shtrenjtë se mesatarja Europiane . Liberalizimi dhe Hapja e tregut pritet ta çojnë Shqipërinë në Stratosferë

Një numë i madh artikujsh ushqimorë në vend pritet të rriten në muajt aktual pasi Qeveria nuk ka #rritur po ka #Liberalizuar çmimin dhe furnizimin e Energjisë Elektrike për bizneset Me fjalë të thjeshta ka Rritur. Pas Janarit Bizneset e ndryshme në vend po e paguajnë energjinë me çmim tregu çka do të thotë deri 250% më shumë se dhjetor apo më herët. .
Kjo me Urdhër të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës zonjës Belinda Balluku Nr 28 Datë 18. 01. 2021 titull: Miratim i Udhërrëfyesit për hapjen e Tregut dhe Rregullimin e Çmimit të Energjisë Elektrike.

Po ti shtojmë këtij Liberalizimi “alla Belinda” , faktin se:
– Qeveria me politikën e saj fiskale, ka rritur edhe akcizën e indeksuar për disa artikuj si psh ambalazhi, – Cmimet e rritura të transportit prej karburanteve ,
– Cmimet e rritura të tregeve ndërkomëbtare, – defekte të kursit të këmbimit pasi në të njëjtën kohë që tregtari ble euro për furnizime importi po ble edhe sistemi bankarë për të lëvruar ca kredi të garantuara nga Shteti, Rezultati që vjen: Çmimet pritet të na “marrin shpirtin” edhe ne që jemi të punësuar dhe kemi të ardhura mbi minimalen … mendo ata që rrisin fëmijë apo kanë të ardhura të pakta apo rrezikuara. Strategjia e liberalizimit “alla Belinda” ka dhe një paradoks, Vendi ynë prej kohësh ja kishte kaluar vendeve me nivel të lartë jetese sa i Takon çmimit të energjisë elektrike për Biznesin.Shiko Imazh dhe lexo këtë artikull
Open Data Albania po hulumton mbi Çmimin, Sasinë dhe Vlerën e shitjes dhe blerjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri 2015-2020. Për 2020, janë prodhuar në total 5 314 811 MWh energji elektrike apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të tjera të rinovueshme.

Pavarësisht rritjes së kapaciteteve prodhuese, viti 2020 konsiderohet si vit jo i mirë hidrologjik, pasi prodhimi total i këtij viti rezulton rreth 15% më pak se prodhimi mesatar i energjisë elektrike në periudhën 2015-2020. Kjo situatë ndikon Importin dhe Eksportin e Energjisë Elektrike.

Zjarr Tv Ad