Deputeti i opozitës zbulon arsyen pse u zvarrit mbi kokat e gardistëve mes kaosit në Kuvend

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashnor Sula, deputet i Partisë Demokratike shpjegoi pse hipi mbi kokat e gardistëve ditën e sotme, në përpjekje për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Në një intervistë televizive ai deklaroi se nuk kishte mënyrë tjetër për t’u futur në Kuvend, kështu që zgjodhi të ngjitej mbi kokat e gardistëve.

“Unë jam deputet i Qarkut të Elbasanit, që përfaqësoj ata që na kanë votuar. Detyra ime është që të përmbush detyrimet e mia si deputet, brenda të gjitha rregullave. Personalisht, unë kam qenë i rezervuar dhe sot u nisa si për çdo seancë tjetër. E kuptoj edhe sjelljen e Gardës për të përjashtuarit, sepse po përmbushin detyrën e tyre. Por, kurrë nuk ka bërë vaki që të mos lejohen deputetët e papërjashtuar të hyjnë në zyrat e Kuvendit. Unë prita 25 minuta aty, pa bërë asgjë. U bëra thirrja të na linin të futeshim, por nuk na kthyen përgjigje. Unë e bëra atë veprim vetëm e vetëm për të treguar se duhet të futesh sipër kokave të tyre për të hyrë në Parlament. Vetë gardistët kanë qeshur, ishte për ta bërë komike situatën që po ndodhte”, tha Sula.

Zjarr Tv Ad