Deputeti i PD bëri bujë me deklaratën e tij, Braçe në një linjë me të: Te poliklinika e Lushnjes të hante vërtet miu

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi që qeveria të konsiderojë seriozisht investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë dhe përqindjes së madhe të sëmundjeve me leuçemi.

Ai pohoi deklaratën e disa kohëve më parë të deputetit të Partisë Demokratike të Lushnjes Saimir Korreshi se në poliklinikën e qytetit “të hanin minjtë”.

Deklarata e Braçes:

“E thashë para pak ditës për konçesionet në shëndetësi. ¾ e konçesioneve në shtentësi të rishikohen. Nga ai kontrollit bazë që së bashku Ministrinë e Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë i falenderoj që negocuan për pezullimin. Tani ai shërbim duhet të bëhet efektiv deri në fund. Ashtu siç konçesioni i sterilizmit të instrumentave. Ju e keni negociuar, por duhet ta negocioni deri në fund . Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instriumet, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë.

 Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nukk është si bashkitë e tjera

. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe

Zjarr Tv Ad