Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar përjashtimin e nga Komisioni i Etikës të 8 deputetëve të opozitës, të cilët një ditë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit.Në një regaim në Facebook, Sula e ka cilësuar përjashtimin e deputetëve “njësoj si në komunizëm”, ndërsa shton më tej se maxhoranca “kujton se do na shkeli me internime”.
“PS nuk le te kalojë asnjë rast për të dëshmuar se është pasardhëse e Partisë Komuniste. E bëri edhe sot duke përjashtuar 10 ditë kolegët që nuk lanë që Parlamenti të kthehej në një paligjshmëri. Njësoj si në komunizëm me internimet, mazhoranca pretendon se sot 33 vite më pas që të mbyll gojën e opozitës me përjashtime.
Në fakt kjo tregon dobësinë që ka mazhoranca nëse përballe haset me pak opozitarizëm. E trembur deri në palcë kërkon të intimidojnë edhe ligjvënësit”, shkruan Sula.