Deputeti i PD-së e goditi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Bledjon Nallbatin! S’do e denoncoj, por…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka reaguar pas përplasjes me ligjvënësin demokrat, Bledjon Nallbatin, në Parlament gjatë seancës së djeshme (30 Tetor).

Sinaj deklaroi se e ka falur deputetin opozitar, i cili e goditi me grusht, duke shtuar se nuk do ta denoncojë.

Por theksoi se do të jetë pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim. Deputeti socialist tregoi se Bledjon Nallbati i kishte thënë se “nuk e kisha me ty, por me kartën e votimit”.

“E kam falur. Do të jem pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim, Por personalisht nuk do ta denoncoj Nallbatin. Ai më tha që e kishte me kartën e votimit jo me mua”, tha Vullnet Sinaj.

Zjarr Tv Ad