Gjatë mesnatës ka patur përplasje të studentëve me policinë, tek fakulteti jurdik. Nisur nga kjo deputetë të opozitës kanë qëndruar pranë studentëve dhe për të evituar dhunën e polcisë.
Policia tentoi te nxjerre studentet nga ngujimi tek Fakulteti i Drejtesise. Deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Endri Hasa, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi shkuan ne vendngjarje dhe qe nga ora 1.30 e mengjesit qendruan per gjate te gjithe nates tek Fakulteti Juridik.
Postimi i plotë
Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e “së drejtës” , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për “vetting” !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç’thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR “PËRDITSHMËRINË” PAS PËRDHOSJES!
P. S. Ndryshe nga ç’raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!