Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Për sa i përket protestës dhe shoqërimit të banorëve të Astirit ditën e sotme Maliqi ka thënë se ai është dakord me ndryshim në kodin penal që dënon me burg ata që bllokojnë rrugën.
“Ky ligj duhej miratuar vite më parë ku demokracia ishte reale. Nëse opozita dorëzohet i bie që të kaloj në diktaturë. Ne kemi kod etike dhe kod veshje, Kryeministri me shallvare atlete vjen aty, jo filxhani jo kshu” ka deklaruar Maliqi.
Për sa i përket Reformës Zgjedhore, deputeti Maliqi ka konfirmuar edhe njëherë që është i gatshëm të djeg mandatin e tij për ndryshimin e sistemit. Sipas tij opozita e re po qëndron pa shumë peshë në Kuvend ndërsa ka thënë se disa prej tyre janë të ‘shitur’ tek Partia Socialiste. Sipas Maliqit, as opozita jo parlamentare dhe as mazhoranca nuk e duan Reformën Zgjedhore. Ai thekson se sipas tij opozita jashtë Kuvendit dhe Mazhoranca po shtyjnë njëri tjetrin për të mos e bërë Reformën Zgjedhore.
“Vendi duhet të kalojë urgjent në zgjidhje, këta nuk duan ndryshim. Tani kërkojnë faza. Unë jam për shqiptarët. Jam me opozitën aktuale që është aty. Jemi republikë parlamentare. Unë jam për ndryshim. Si Kosova që bëri ndryshimin…Këta nuk duan të hapen negociatat. As mazhoranca as një pjesë e opozitës jashtë. Kta e kanë mendjen të vjedhin. Nuk duan as reformë në Drejtësisë. Me vërtet po monitorohemi nga të huajt por e vendosin këta këtu. BE, unë besoj se do detyrojnë Ramën që të bëhet Reforma Zgjedhore. Këto do shtyhen me njëri tjetrin. Kryeministrit i lumtë kur nuk është opozita ku duhet. ka gjetur këtë…Te behet reforma zgjedhore me lista të hapura dhe unë jam i gatshëm të largohem. Ne po rrimë kot. Un iki në këmbë vetëm jam i drejtpërdrejt. Këta duan 84 vota, edhe nja 4-5 nga opozita e re i shërbejnë PS dhe i marrin. Ne kemi rënë dakord se do të fitonim kundër. 12-16 te tjer bëjnë lojën e PS. Aty bëjnë pazar të pistë. Unë jam socialistë të afërmit e mijë janë socialistë. Por nuk durohet. isha kryetar komune i pavarur dhe kisha ambicie për qarkun e Beratit , PS nuk me zgjodhi dhe kështu votat e mija i ktheva në të PD. Më pas u përballa me Bashën…Ky vend nuk bëhet më. I pari do të iki unë. Nuk mund të rrihet me këtu. Drejtojnë bandat. Këta nuk duan. Si do të punojë fëmija im këtu. ” ka thënë Lefter Maliqi.