Deputetja e quajti pseudo-patriot/ Marin Mema i përgjigjet: Gradat ju vlejnë sa një sufllaqe…

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni “Gjurmë shqiptare”, ka trajtuar historinë e Dropullit, bashkisë ku jeton minoriteti grek, ku vë në dyshim prejardhjen greke të banorëve të kësaj zone, ku ka provokuar një përplasje mes deputetes minoritare Artemis Malo, me gazetarin Marin Mema.

Deputetja e ka quajtur gazetarin një pseudo-patriot, ku i bën thirrje që të ndalë me ato që deputetja i konsideron, pseudo-analiza.

Statusi i deputetës:

”Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet” kështu ka shkruar deputetja, në një status në rrjetet sociale.

Por, në anën tjetër, gazetari Marin Mema, ka reaguar me  përgjigjen e tij në profilin e tij, në Facebook.

Duke e krahasuar me historianët që kanë folur në dokumentar, Mema thotë se; gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se ajo shkruan “hartime”.

Statusi i Marin Memës :

”Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zonës tuaj dhe halleve të banorëve të saj. PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zonës në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve” ka shkruar Marin Mema.

Zjarr Tv Ad