Dështimi i reformës/ Andi Bushati: Të fala ‘heronjve të fëmijëve tanë’

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sondazh i publikuar mbrëmë nga Euronews Albania ka zbuluar se në sytë e shqiptarëve, reforma në drejtësi është një dështim i madh. Sondazhi ka sjellë reagime në median sociale.

“Të fala “heronjve të fëmijëve tanë”,” ironizon gazetari Andi Bushati, duke iu referuar një deklarate të ambasadores Yuri Kim për njerëzit e drejtësisë së re.

Në sondazh, shqiptarët shprehen se SPAK po ashtu është një dështim.

Avokati Redi Ramaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se rezultatet e SPAK janë periferike dhe se kjo strukturë mund të kishte bërë më shumë në luftën ndaj korrupsionit.

“SPAK dhe GJKKO nuk kanë justifikime sa i përket burimeve njerëzore dhe kapaciteteve. Kërkesat penale të drejtuar kundrejt SPAK për dosje korrupsioni do të ishin të larta që në ditën e krijimit të tij. Në 3 vite nuk ka justifikime për burime njerëzore dhe financave. Krijuesit e Reformës në Drejtësi nuk kanë menduar sesi të zëvendësojnë gjyqtarët  e shkarkuar, atëherë kemi të bëjmë me një dështim total. Rezultatet janë periferike”, u shpreh Redi Ramaj.

35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.

Zjarr Tv Ad