‘Dështoi në basketboll dhe në pikturë’, Edmond Tupja: Ramën e kam këshilluar të kurohet në Francë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në një emision kombëtar, profesori Edmond Tupja u ndal edhe tek situata politike në vend. Gjatë bisedës në studio ai u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kujtoi edhe një deklaratë të atëhershme të kryeministrit Rama, i cili në atë periudhë ka përmendur vitin 2029.

“Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president . e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme.

“Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja.”, tha me tej Tupja.

Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen.

“Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesë votën e tyre , ato do të shesin edhe shpirtin,. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

Zjarr Tv Ad