Dështon “mesazhi me tritol” në Vlorë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 34-vjeçar në Vlorë është arrestuar në flagrancë në tentativë për të vendosur një sasi eksplozivi pranë një banese.

Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të së dielës, 14 qershor.

Shtetasi Marlen Gutçi ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D.,në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.

Policia ka bërë dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit Bexhet Alliaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh, të listuara si më poshtë:

1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad