Kompleksi në Yrshek sulmohet me armë zjarri gjatë mesnatës

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në kryeqytet.

Sipas policisë, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kompleksit “Eiffel” në pronësi të shtetasit Enver Çaushi, 49 vjeç.

Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad