Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final. Shkencëtarët humbën kontaktet disa minuta para mbërritjes së sondës “Chandrayaan-2”.

Shefi i Organizatës indiane për kërkime në Hapësirë Kailasavadivoo Sivan, njoftoi në orët e para të së shtunës se stacioni hapësinor nuk kishte kontakte me sondën.

Kryeministri Indian Narendra Modi ishte I pranishëm në qendrën e kontrollit ISRO. Pavarësisht dështimit, ai mbshteti ekipin e shkencëtarëve . Ai e vlerësoi misionin si simbol të ambicieve te vendit te tij si fuqi botërore.

Misioni I sondës “Chandrayaan-2” ishte të bënte kërkime shkencore në një pjesë të pastudiuar më herët të hënës. Ajo ishte planifikuar të qëndronte 2 javë dhe të merrte të dhëna të rëndësishme.

Ky është dështimi I dytë I përpjekjeve të Indisë për të lëshuar një sondë në Hënë. I pari ishte në vitin 2008.

Me këtë projekt ambicioz India shpresonte të bëhej vendi I 4 pas SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës që realizojnë një mision ne Hënë.

Zjarr Tv Ad