DETAJE/ Sherr me thika në një lokal në Dibër, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, pikërisht në fshatin Sohodoll ku një sherr i çastit mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku B.C, 49 vjeç dhe B.B, 40 vjeç janë konfliktuar mes tyre. 49-vjeçar me inicialet B. C. ka mbetur I plagosur rëndë, e për pasojë po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka mundur të vërë në pranga autorin 40-vjeçar, i cili fillimisht ka tentuar të largohet.

Njoftimi i policisë 

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapet dhe shoqërohet në ambjentet e policisë autori i dyshuar i cili si pasojë e një konflikti të çastit plagosi me mjete të ftohta një shtetas

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.

Zjarr Tv Ad