Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një dëshmitar ka treguar detaje tronditëse nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Ende mbetet i paqartë identiteti i tij, por ka zbuluar se si ndodhi ngjarja që mori jetën e vajzës.
“Shkëlzeni e qëlloi motrën me një plumb në fytyrë. Më pas foli në babain, i cili kërkoi që të takohej me mua dhe Shkëlzenin. Faik Buci më kërcënoi që të mos tregoja për ngjarjen. Ai më tha që e di ku banon dhe çfarë bën. Ndërsa Shkëlzeni më tha se motra i kishte ikur nga banesa dhe i kishte marrë edhe para”, ka deklaruar i penduari.
Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se pas kryerjes së krimit, djali e mori në telefon babain duke i thënë “gjithçka u krye”, ndërsa ai e pyeti se ku ndodhej.