Detaje të frikshme nga vrasja e Eglantina Bucit/ Dëshmitari zbulon bisedën e djalit me babain pas krimit:”E qëlloi me plumb në fytyrë dhe…”

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dëshmitar ka treguar detaje tronditëse nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Ende mbetet i paqartë identiteti i tij, por ka zbuluar se si ndodhi ngjarja që mori jetën e vajzës.

“Shkëlzeni e qëlloi motrën me një plumb në fytyrë. Më pas foli në babain, i cili kërkoi që të takohej me mua dhe Shkëlzenin. Faik Buci më kërcënoi që të mos tregoja për ngjarjen. Ai më tha që e di ku banon dhe çfarë bën. Ndërsa Shkëlzeni më tha se motra i kishte ikur nga banesa dhe i kishte marrë edhe para”, ka deklaruar i penduari.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se pas kryerjes së krimit, djali e mori në telefon babain duke i thënë “gjithçka u krye”, ndërsa ai e pyeti se ku ndodhej.

Zjarr Tv Ad