Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Vlorës, ku burri ka mbytur me duar bashëshorten e tij gjatë një konflikti, ndërsa më pas ka prerë damarët e dorës.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20
Mësohet se burri është në gjendje të rëndë, i shtruar në spital pasi ka pasur shumë humbje gjaku.
Gruaja e vrarë është 45-vjeçarja, Eva Lera, ndërsa autori i krimit, Teodor Lera 57-vjeç.
Ata ishin prindër të tre fëmijëve, ndërsa ende nuk dihet nëse ishin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Informacioni paraprak i policisë:
“Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Mësohet se bashkëshortët kanë pasur konflikte të mëparshme dhe burri ka qenë i proceduar më parë për dhunë në familje.
Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.
Policia është e shumtë në numër në vendngjarje.