Detaje të reja nga Mirdita; si e vra burri gruan duke pastruar armën

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vitore Pacaku nga Mirdita mbeti dje e vdekur pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Paulin Pacaku. Policia njoftoi se në banesën e tyre, 61-vjeçari duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj. Me të mbërritur në Spitalin e Mirditës, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në organet jetësore. Ndërkohë, Paulin Pacaku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas të dhënave, 61-vjeçari Paulin Pacuku e kishte armën e zjarrit pistoletë pa leje, ndërsa materialet hetimore në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë se Lezhës për veprime të mëtejshme, ku pritet të ngrihen dhe akuzat ndaj burrit.

“Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën. Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen VP., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, sqaroi Policia.

Zjarr Tv Ad