Detaje të reja/Trafikantët shqiptarë këmbenin kanabisin me heroinë turke

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarët dhe italiani, të cilët u arrestuan gjatë mbrëmjes së të mërkurës gjatë një operacioni antidrogë në det, në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, janë shoqëruar në policinë e Mitilinit.

Ndërkohë mbrëmë policia greke me anë të qenit nuhatës ka kontrolluar me imtësi gomonen e trafikantëve, teksa vijojnë kërkimet për gomonen e dytë.

Sipas Kathimerinit, “dyshohet se bëhet fjalë për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë. Drejtoria kundër narkotikëve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqipëria për të çuar hashash në Turqi ku do të merrnin heroinë. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashin ka arritur ta shkarkojë në brigjet turke”.

Më herët mediat greke publikuan pamjet e operacionit antidrogë. Në video duken dy shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, ndërsa shfaqen me duart të ngritura lart duke iu dorëzuar policisë.

Mediat greke raportuan se dy gomone të nisura nga Shqipëria dhe të ngarkuar me drogë tentuan të futen në ujerat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.

Në operacion morën pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policise greke

 

Zjarr Tv Ad