Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e SPAK pas vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.
Kryedemokrati është pritur nga mbështetës të shumtë të cilët e kanë pritur me ovacione të shumta, të tilla si: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Poshtë diktatura!
Berisha është shprehur para mediave se SPAK ka kërkuar të rikthehet në masën arrest shtëpie.
“Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në një moment në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, Sali Berisha i ka sulmuar do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe jo ata njerëz të ndershëm, sot para jush se si altin dumani flen mbi dosje krimi, do faktojë para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratën e tyre se e kam vlerë me 380 metër katrorë apartamentin, kurse ekspertëve të tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 m katror ndërtimin e viteve 70”,-tha Berisha.