Dha një kontribut të gjatë si deputet i Partisë Demokratike dhe punoi gjatë në ministri/ Homazhe në Kuvendin e Shqipërisë, flasin miqtë e tij më të ngushtë: Humbje e madhe!

0
890
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari i njohur shqiptar, Bardhyl London, ditën e djeshme humbi jetën pas një beteje të gjatë vuajtjesh me shëndetin e tij. Në ambientet e Kuvendit, po zhvillohen këtë të shtunë homazhet për London i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Miq, kolegë, të njohur dhe të afërm të tij kanë kryer homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit poetit të njohur dhe ish-deputetit shqiptar. Një nga kolosët krijimtarisë sonë, humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Bardhyl Londo ka qenë për një kohë të shkurtër deputeti i PD në Parlament dhe ka punuar gjatë në ministrinë e Kulturës.

Edi Paloka: Kam pasur fatin të bashkëpunoj me Bardhyl London si kur isha gazetar e politkan është nga ata njerëz që ka lënë vetëm përshtypje pozitive ka reflektuar pozitivitet i mencur i urtë dinjitoz. Ishte nga ata që vërtët meritonte më të mirën, humbje e madhe jo vetëm për familjen e miqtë por dhe per PD. Kohet e fundit me PD ka pasur kontakte nuk ka qenë aktiv si kur ishte deputet apo i zgjedhur.

Prec Zogaj: Me Bardhylin më ka lidhur poezia, kemi pasur një miqësi prej poetësh që mbështetej në shkëmbimin e opinoneve për poezinë por edhe per shakatë për vetë jetën që bëjnë krijuesit.

Me ndarjen nga jeta pushoi dora mendja e zemra e një poeti. Poetët janë esenca shpirtërore dhe mendore e kombit, si të tillë nuk janë shumë, numërohen me gishtat e dorës. Pengu ose ajo që e shoqëroi në këtë etape përmbyllëse të jetës së tij ishte një tragjedi familjare, dhimbja për bashkëshorten, këtë kam konstatuar unë.

Një distancim prej shkrimtari nga një realitet i mbërthyer në një mori të pafund shëmtimesh, shëmtimi është një provokacion për poetin, të cilin ai s’mund ta shmangë në gjithë artikulimin e vet.

Zjarr Tv Ad